Stadiumi "Flamurtari"

Stadiumi Flamurtari
Stadiumi Flamutari nga lartë
Stadiumi Flamutari nga lartë
VendndodhjaShqipëria Vlorë, Shqipëri
OperatoriFK Flamurtari
Kapaciteti8 500
Hapur1961

Stadiumi "Flamutari"Vlorë është stadiumi ku zhvillon ndeshjet FK Flamurtari.

Përpara ndërtimit të stadiumit, Flamurtari i luante ndeshjet në shtëpi në fushën e quajtur Varri i Halimit. Ky terren ndodhej afër Ujit të Ftohtë, ku tashmë ndodhet fusha e stërvitjes së klubit. Stadiumi u ndërtua në vitin 1961 me një nxënësi fillestare prej 6 500 vendesh dhe më pas u zgjerua në 11 000 vende në 1975-ën. Në epokën e artë të klubit, stadiumi tërhiqte turma deri në 15 mijë spektatorë dhe në vitin 1987 kur klubi u përball me Barcelonën për kupën UEFA aty ndodhej një turmë prej 18,500 tifozësh, që cilësohet dhe si rekordi i stadiumit. Midis vitit 2004 dhe 2012, fusha ishte nën zhvillim me ndihmën e Federatës Shqiptare të Futbollit, pas të cilit stadiumi u kthye në një stadium vetëm me ulëse dhe nxënësi 8 200. Gjithashtu u ndërtua një vend parkingu dhe dritat e natës u instaluan për herë të parë.